Gjetja e mashkullit të duhur në ditët e sotme është kthyer në një sfidë të vërtetë. Me aplikacione takimesh që fryjnë egon më shumë se dashurinë, dhe me një botë ku të qenit “i qartë emocionalisht” është bërë luks, femrat shpesh përballen me lloj-lloj karakteresh që më shumë krijojnë dhimbje koke sesa marrëdhënie të shëndetshme. Nëse doni të kurseni kohë, energji dhe zhgënjime, njihuni me 10 tipat e meshkujve që më mirë t’i shmangni pa u menduar dy herë.
1. I fiksuari pas ish-it
E kupton menjëherë: flet shpesh për të, e përmend në kontekste të çuditshme dhe të jep ndjesinë se akoma jeton në kujtime. Një mashkull që nuk ka përfunduar emocionalisht lidhjen e mëparshme nuk mund të jetë i pranishëm në një të re. Ti nuk je vendi i tij për të shëruar plagët.
2. Viktima kronike
Për këtë tip, jeta është gjithmonë e padrejtë. Është gjithmonë lodhur, i stresuar, i keqkuptuar nga të gjithë. I mungon energjia për të ndërtuar dhe gjithmonë kërkon dikë që ta mbajë emocionalisht. Ti nuk je qendra e rehabilitimit. Duhet dikush që të japë forcë, jo që të konsumojë.
3. Manipulatori i ëmbël
Ai duket perfekt në fillim: fjalë të bukura, gjestet e duhura, përkujdesje… derisa fillon të ndjesh konfuzion, faj dhe paqartësi. Ai luan me fjalët, e kthen çdo situatë në favor të vet dhe nuk merr kurrë përgjegjësi. Është mjeshtër në justifikime. Largoju sapo ta ndjesh këtë model sjelljeje.
4. Festaxhiu i përjetshëm
Jeton për fundjavën, klubet, zhurmën dhe netët pa gjumë. Ai është gjithmonë në lëvizje dhe nuk e sheh jetën përtej momenteve të shpejta. Një marrëdhënie me të do të thotë të jesh gjithmonë në pritje, gjithmonë pas planeve të tij dhe rrallë në qendër të vëmendjes.
5. Ai që s’do ta prezantoje kurrë mamanë
Nuk ka ambicie, nuk ka stabilitet, nuk ka respekt për veten apo për të tjerët. Rri kot, bën kot dhe mendon kot. Nëse e sheh që nuk do ta ndjeje kurrë rehat ta sjellësh në shtëpi, e ke përgjigjen para syve. Edhe zemra ka nevojë për pak logjikë.
6. Playboy i shekullit të 21-të
Shumë karizëm, shumë fjalë të bukura, shumë flirt… me të gjitha. E bën çdo grua të ndihet e veçantë, por në të vërtetë nuk ka asnjë ndjenjë të thellë për askënd. Mund të të bëjë të ndihesh si princeshë një natë, por është krejtësisht i zhdukur ditën tjetër. Ai kërkon vëmendje, jo dashuri.
7. Teknologu i ftohtë
I zhytur në botën e tij virtuale, flet për algoritme, aplikacione dhe terma që nuk i kupton askush tjetër përveç tij. Nuk është problem që është i zgjuar – përkundrazi – por nëse nuk ka empati, ndjeshmëri apo komunikim të vërtetë, atëherë ç’kuptim ka një lidhje që ndihet si një seminar teknik?
8. Tipi kontrollues
Në fillim duket si ai “mashkulli burrëror” që kujdeset për ty. Por me kohën, fillon të kontrollojë çdo lëvizje: si vishesh, me kë flet, pse nuk i ke shkruar për pesë minuta. Jep komandë, por nuk jep respekt. Kjo nuk është dashuri – është burg emocional.
9. Narcisisti i bukur
Pamje perfekte, vetëbesim i lartë dhe një dashuri e madhe për… veten. Është gjithmonë i përqendruar te vetja, nuk di të dëgjojë dhe çdo bisedë kthehet në një monolog për sukseset dhe bukurinë e tij. Nuk ka vend për ty në botën e tij – ka vend vetëm për pasqyrën.10. Alternativi snob
Dëgjon muzikë që askush s’e kupton, lexon libra të errët dhe të vështirë, dhe mendon se është mbi gjithë botën. Çdo gjë që ti pëlqen është “shumë pop” për shijen e tij të rafinuar. E vërteta? Është thjesht arrogant dhe emocionalisht i paaksesueshëm.
10. Alternativi snob
Dëgjon muzikë që askush s’e kupton, lexon libra të errët dhe të vështirë, dhe mendon se është mbi gjithë botën. Çdo gjë që ti pëlqen është “shumë pop” për shijen e tij të rafinuar. E vërteta? Është thjesht arrogant dhe emocionalisht i paaksesueshëm.