Funksionimi i faqes
Shqip-24.com ofron falas një arkivë të pasur me informacione nga fusha të ndryshme. Të gjithë artikujt në këtë faqe janë krijuar nga stafi ynë dhe janë të mbrojtur nga ligji për të drejtat e autorit. Çdo kopjim, ripublikim apo shpërndarje e përmbajtjes sonë në media të tjera online pa leje të shkruar është i ndaluar dhe përbën shkelje, në përputhje me nenin 80 të Ligjit nr. 35/2016 për të Drejtën e Autorit.
Embed Video/Foto
Të gjitha fotot dhe videot e vendosura përmes funksionit “embed” në faqen tonë janë në pronësi të autorëve përkatës. Këto video publikohen në përputhje me politikat dhe kushtet e përdorimit të platformës YouTube, Instagram, TitkTok, të cilat lejojnë shpërndarjen përmes funksionit të integrimit (“embed”).
Përgjegjësia
Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni që përdorimi i çdo përmbajtjeje është në përgjegjësinë tuaj. Ju vetë duhet të vlerësoni saktësinë, përmbajtjen dhe rëndësinë e informacionit të ofruar. Shqip-24.com nuk mban përgjegjësi për ndonjë humbje, dëmtim apo pasojë që mund të vijë si rezultat i përdorimit të informacionit të publikuar në këtë faqe.
Faqet e jashtme
Faqja jonë mund të përmbajë lidhje (linke) drejt faqeve të tjera të internetit, të cilat operojnë në mënyrë të pavarur nga Shqip-24.com. Ne nuk kontrollojmë dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen, saktësinë ose politikat e privatësisë së këtyre faqeve të jashtme. Çdo ndërveprim me to bëhet në përgjegjësinë tuaj të plotë.
Mbledhja e të dhënave personale
Gjatë vizitës suaj në Shqip-24.com, ne mund të mbledhim të dhëna jo-identifikuese për pajisjen tuaj, përfshirë adresën IP, vendndodhjen gjeografike, llojin e shfletuesit, faqet referuese, kohëzgjatjen e vizitës dhe numrin e faqeve të shfletuara. Këto të dhëna përdoren vetëm për qëllime statistikore, përmes Google Analytics, me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesve në faqe. Ne nuk ndajmë asnjë informacion personal me palë të treta, përveç rasteve kur kërkohet nga autoritetet përkatëse ligjore. Per me shume informacion per politiken e privatesise ju lutem vizitoni kete faqe.
Ndryshimet në termat e përdorimit
Shqip-24.com rezervon të drejtën për të ndryshuar ose përditësuar këto kushte në çdo kohë. Çdo ndryshim hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në këtë faqe. Ju inkurajojmë të konsultoni rregullisht këtë seksion për të qëndruar të informuar.