Qëndra Tregtare në Tiranë

  • Facebook
  • X
  • X

Tirana ka njohur një transformim të thellë urban dhe ekonomik në vitet e fundit, duke reflektuar një ndryshim të dukshëm edhe në mënyrën se si qytetarët konsumojnë, kalojnë kohën e lirë dhe ndërveprojnë me hapësirën urbane. Në këtë realitet të ri, ndërtimi qëndrave tregtare që ofrojnë ambiente blerjeje, argëtimi dhe relaksi në një vend të vetëm është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm. Kompleksiteti i jetës së përditshme ka rritur nevojën për hapësira të organizuara ku çdokush mund të gjej një gamë të gjerë shërbimesh pa lëvizur shumë larg. Këto struktura moderne, me infrastrukturë të mirë, ambiente të klimatizuara, vende parkimi dhe siguri të lartë, nuk janë më thjesht destinacione për blerje, por janë kthyer në qendra sociale që i japin ritëm dhe identitet zonave përreth.

Brenda tyre gjenden dyqane të markave të njohura ndërkombëtare dhe vendase, supermarkete, bare e restorante, kinema, kënde lojërash për fëmijë dhe shpeshherë edhe shërbime bankare apo zyrtare, duke i bërë tërheqëse për një publik të gjerë e të larmishëm. Më poshtë do të paraqesim disa prej qendrave më të njohura dhe më të vizituara në kryeqytet, të cilat janë kthyer në pika referimi për jetën urbane dhe komerciale të përditshme.


TEG (Tirana East Gate)

Siperfaqja: 96,000 m2
Numri i dyqaneve: 180
Vendi i parkimeve: 4200
Orari: 09:00 – 22:00 (çdo ditë)
Adresa: Rruga Nacionale, Autostrada Tiranë-Elbasan
Tel: +355 4 239 5001
Facebook: https://www.facebook.com/teg.albania/


Toptani Shopping Center

Siperfaqja: 60,000 m2
Numri i dyqaneve: 80
Vendi i parkimeve: 600
Orari: 09:00 – 22:00 (çdo ditë)
Adresa: Rruga Abdi Toptani
Tel: +355 4 454 0999
Facebook: https://www.facebook.com/ToptaniShoppingCenter/


Tirana Ring Center

Siperfaqja: 24,000 m2
Numri i dyqaneve: 70
Vendi i parkimeve: 500
Orari: 09:00 – 22:00 (çdo ditë)
Adresa: Rruga Sheshi Karl Topia
Tel: +355 4 454 0600
Facebook: https://www.facebook.com/RealTiranaRingCenter/


ETC Galeria – European Trade Center

Siperfaqja: 9,000 m2
Numri i dyqaneve: 70
Vendi i parkimeve: 1300
Orari: 09:00 – 21:00 (ditë jave) 10:00 – 20:00 (fundjavë)
Adresa: Rruga Fatmir Haxhiu
Tel: +355 4 225 1600
Facebook: https://www.facebook.com/ETCGaleria

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij artikulli, në përputhje me nenin 80 të Ligjit nr. 35/2016 për të Drejtën e Autorit.