Sekretet që hotelet fshehin nga klientët e tyre 

  • Facebook
  • X
  • X

Ndonjëherë mund të mendoni se hotelet janë plotësisht transparente ndaj klientëve, por realiteti është ndryshe. Pas pamjes së jashtme elegante dhe shërbimit të mirë, shumë hotele ndjekin praktika që nuk u tregohen mysafirëve për të ruajtur imazhin dhe për të maksimizuar përfitimet. Disa nga këto sekrete ndikojnë drejtpërdrejt në eksperiencën dhe shëndetin tuaj gjatë qëndrimit.

Një nga pikat më të rëndësishme është pastrimi i shtretërve. Shumë hotele ndërrojnë vetëm çarçafët dhe jastëkët pas çdo mysafiri, por mbulesat dhe kellefet e dyshekëve pasohen më rrallë. Sipas studimeve të fundit, këto pjesë duhet të lahen rregullisht për të shmangur grumbullimin e baktereve dhe alergenëve. Për të siguruar higjienën maksimale, kërkoni që të gjithë shtretërit të jenë plotësisht të pastër dhe nëse është e nevojshme, kërkoni ndryshimin e mbulesave dhe kellefeve.

Në lidhje me parkimin e automjeteve, shumica e hoteleve nuk marrin përgjegjësi për dëmtimet apo vjedhjet gjatë kohës që makina juaj është në duart e personelit të parkimit. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të bëni fotografi të automjetit para dorëzimit dhe të jeni të kujdesshëm në këtë aspekt.

Telekomandat e dhomave janë burim i madh bakteriesh, pasi pastrimi i tyre bëhet rrallë dhe shpesh nuk arrin të eliminojë viruset që qëndrojnë mbi sipërfaqe për disa ditë. Për këtë arsye, është mirë që të përdorni ndonjë mjet higjienik, si peshqirë dezinfektues, kur prekni telekomandën.

Një tjetër rrezik i fshehur është i lidhur me mobiliet dhe objekte të tjera përreth pishinave. Ndryshe nga uji i pishinës që pastrohet dhe dezinfektohet rregullisht, karriget, tavolinat dhe çadrat shpesh nuk pastrohen me të njëjtën kujdes dhe përbëjnë burim mikrobesh që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj.

Nëse dëshironi të përfitoni një tarifë më të mirë për akomodimin tuaj, më mirë të kontaktoni direkt hotelin sesa të bëni rezervime përmes platformave online. Telefonata apo komunikimi i drejtpërdrejtë shpesh mund t’ju mundësojë ulje çmimi ose përmirësim të shërbimeve pa pagesë shtesë.

Një fakt që shumë klientë nuk e dinë është se disa hotele përdorin detergjentë për pastrimin e gotave, të cilët mund të jenë të dëmshëm nëse nuk shpëlahen mirë. Për këtë arsye, rekomandohet që para përdorimit të gotave të bëni një shpëlarje të thjeshtë me ujë të nxehtë.

Shpesh ka dhoma më të mira me të njëjtin çmim si ato që prenotoni. Nëse kërkoni në mënyrë të sjellshme dhe të drejtpërdrejtë, mund të përfitoni një dhomë më të mirë apo më të qetë, pa pagesë shtesë.

Gjithashtu, mos paguani për pijet nga minibarri pa e kontrolluar mirë faturën, pasi në disa hotele çmimet janë të fryra dhe nuk korrespondojnë me realitetin. Taksa e anulimit të rezervimit është një tjetër detaj që mund të shmanget nëse ndryshoni datën e qëndrimit përpara se të anuloni, pasi shumica e hoteleve e lejojnë këtë praktikë pa pagesë.

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij artikulli, në përputhje me nenin 80 të Ligjit nr. 35/2016 për të Drejtën e Autorit.